Rreth 70 % e banorëve në Durrës i përkasin besimit mysliman, por festat fetare kremtohen nga të gjithë, madje edhe nga katolikët dhe ortodoksët të cilët bëhen pjesë e gëzimeve. Mijëra besimtarë myslimanë në Durrës kanë nisur që në orët e para të mëngjesit kremtimin e Kurban Bajramit, ndërsa në orët e para të ditës kanë shtruar drekën e kësaj feste me të gjithë miqtë dhe familjarët.

Komuniteti Mysliman në Durrës, pasi ka përfunduar ritin e faljes ka pritur urimet jo vetëm nga përfaqësues politikë dhë të feve të tjera, por edhe nga të gjithë besimtarët. Krerët e institucioneve në Durrës, deputetë e politikanë kanë vizituar selinë e Komunitetit Mysliman, duke përcjellë në të njëjtën kohë urimet më të mira për festën e Kurban Bajramit.

Prej vitesh festat fetare në Durrës janë kthyer në një gëzim për të gjithë qytetarët e të tri feve të cilët i kremtojnë së bashku.

K.H.