Pas 30 vitesh qëndrimi në SHBA, dëbohet shqiptarja

Postuar: 12/11/2017 - 08:45

Ajo kishte qëndruar dhe punuar për 30 vjet në SHBA, ku ajo lindi dhe rriti tre fëmijë, punoi dhe pagoi taksat për shtetin.

50-vjeçarja, Zahrija Puroviq, është kthyer të enjten në Malin e Zi nga Amerika, jo me dëshirën e saj por vetëm pasi u dëbua.

Pavarësisht se nuk kishte të dhëna kriminale dhe një mocion në pritje për qëndrim nga ana e Gjykatës Federale të Apelit, autoritetet e emigracionit urdhëruan dëbimin e saj, duke i prerë një biletë avioni në Detroit Metro Airport, transmeton albinfo.ch.

Ajo kishte qëndruar dhe punuar për 30 vjet në SHBA, ku ajo lindi dhe rriti tre fëmijë, punoi dhe pagoi taksat për shtetin.

"Ky është një shembull i mirë i deportimeve absurde që po shohim. Ajo nuk ka asnjë dosje penale … asaj ju mohua azili shumë vite më parë. Rasti i saj aktualisht është në pritje përpara Gjykatës së Apelit të SHBA për Qarkun e Gjashtë. Nuk është marrë asnjë vendim … Ajo po dërgohet në një vend që nuk e ka parë për 30 vjet …" tha avokati i Puroviq, Carrie Pastor.

Agjentët e ICE në aeroport thanë se gruaja do të rindalohej të hynte në SHBA për 10 vjet, por shtuan se familja mund të bëjë një kërkesë.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

84-vjeçarja Klara Merlika ka rrëfyer në emisionin "Studio e Hapur" në News24, 45 vitet e saj në internim si dhe peripecitë që i është das

   Një nga plazhet që po i le të kënaqur pushuesit është ai i Tales në Lezhë.

Ish-trupa e estradës, regjisori Haxhi Rama artist i merituar, aktorët Aishe Stari, Roland Koca, artistë të merituar, janë mbledhur brenda

"Do e takoja sot në 11 të paraditës për të bërë humor e për të folur ashtu siç bëjmë ne, por Fadili na la."

Këtë të hënë, universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës (UAMD) nënshkroi një Marrëveshje Bashkëpunimi me qendrën “Gratë në shërbimin publik

Vetëvrasja është një nga fenomenet më të dhimbshme të shoqërisë dhe gjerësisht i përhapur.

Punonjësit shqiptarë kanë preferencat e tyre dhe nuk janë shumë indiferentë nëse kanë mbi krye një mashkull apo një femër.

   Konsumatori shqiptar vazhdon të mashtrohet çdo ditë nga tregtarët, të cilët shesin djath.

   Vendi ynë vazhdon të jetë disa herë mbi normën mesatare europiane të ndotjes.

Nga mbrëmë, nuk jeton më miku dhe shoku ynë i paharruar Ruf (Rifat) Kazazi

Nga BUJAR QESJA