Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi i ka uruar shërim të shpejtë nga Covid-19, presidentes në detyrë të Kosovës, Vjosa Osmani.
Ruçi tha se Osmani u infektua një ditë para vizitës së saj në Tiranë.
“Prekja nga COVID-19 ndodhi pikërisht një ditë para vizitës tuaj të planifikuar në Tiranë. Duke përsëritur dëshirën time për një shërim të shpejtë, uroj më të mirën për ju, familjen tuaj dhe të gjithë qytetarët e Kosovës. Shqipëria ka qenë dhe do të mbetet pranë dhe në mbështetje të Kosovës, institucioneve dhe qytetarëve të saj”, u shpreh kryeparlamentari Ruçi.





