Vllaznia fitoi 1-0 ndaj Teutës në Shkodër, por gjërat nuk kanë shkuar mirë në “Loro Boriçi”. Në këtë takim nuk mungoi tensioni para, gjatë dhe pas sfidës. Ka patur përplasje mes tifozëve të të dyja skuadrave, por jo vetëm kaq.
Në videon e mëposhtme që po qarkullon në rrjet, shihen efektivë të policisë së Shkodrës që përplasen me tifozët e skuadrës nga Durrësi.
Gjithashtu, disa prej mbështetësve të Teutës janë shoqëruar për në polici.
Mbetet të shihet nëse do të ketë vendim nga Komisioni i Disiplinës për këtë rast, apo jo.





