Një 40-vjeçar nga Tirana është arrestuar në flagrancë në Palasë, pasi dyshohet se ka dhunuar dhe kanosur me armë bashkëshorten e tij në një vilë në një kompleks të zonës.
Policia njofton se ngjarja është raportuar rreth orës 13:40 të kësaj të diele, si një konflikti familjar ndërsa menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Patrullës së Zonës si dhe forca shtesë të Stacionit të Policisë së Dhërmiut.
Gjatë ndërhyrjes në banesë, Policia ka gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri, pistoletë.
Ndërkohë, gjatë kontrollit të banesës së 40-vjeçarit në Tiranë, me mbështetjen e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, janë gjetur dhe sekuestruar edhe dy pako me municion luftarak dhe dy krehra me fishekë.





