Céline Dion do të rikthehet në skenë këtë të shtunë në mbrëmje në Paris, pas disa vitesh përballje me një sëmundje të rrallë neurologjike.
Fansat po numërojnë minutat deri në nisjen e koncertit.
Këngëtarja e “My Heart Will Go On” do të zhvillojë koncertin e saj të parë të plotë pas 6 vitesh.
Rreth 30 mijë fansa pritet të mbushin Plenitude Arena, pranë Parisit, në natën e parë të koncerteve të saj. Të gjitha biletat janë shitur. Disa fansa kanë shkuar në sallë që të premten për të përjetuar atmosferën para rikthimit të këngëtares kanadeze.
Gjatë karrierës së saj mbi katër dekada, Dion ka shitur rreth 260 milionë albume në gjuhën angleze dhe franceze, me hite si “It’s All Coming Back to Me Now” dhe “Because You Loved Me”.
Ajo do ta nisë serinë prej 26 koncertesh me 16 shfaqje të shitura plotësisht gjatë shtatorit dhe tetorit, ndërsa 10 koncertet e tjera do të zhvillohen në majin e ardhshëm.
Fansat që nuk kanë mundur të sigurojnë bileta kanë gjetur mënyra të tjera për të festuar rikthimin e artistes së tyre të preferuar.
Dion është shfaqur disa herë jashtë hotelit Royal Monceau, në Paris, për të takuar fansat që e presin. Në disa raste, ajo ka kënduar dhe kërcyer me ta deri në orët e para të mëngjesit.





