Armir Shahini, i njohur si Miri, ka folur në emisionin “She’s On Air” për jetën pas “Big Brother VIP Albania 5” dhe raportet me ish-banorët.
Gjatë intervistës, ai u pyet edhe për çiftet e krijuara në reality show dhe nëse do të ishte i pranishëm në dasmën e tyre.
Miri u shpreh se nuk dëshiron të komentojë marrëdhëniet e ish-banorëve, ndërsa për mundësinë e pjesëmarrjes në dasmë tha me humor se fillimisht duhet të marrë një ftesë.
“Po ku di unë, të vijë ftesa, të shohim”, u përgjigj ai.
I pyetur nëse do të shkonte në dasmën e Selinit dhe nëse do të këndonte aty, Miri vijoi me batuta:
“Aman se po thashë unë do të shkoj në dasmë, do thonë ‘ai do të shkojë në dasmë, kush po të fton ty’. Po thashë nuk do të shkoj në dasmë, ‘zbrit se të vrava, hip se të vrava’, ky muhabet”.
Kështu, këngëtari nuk dha një përgjigje të prerë nëse do të marrë pjesë apo do të këndojë në dasmën e Selinit, duke lënë gjithçka në varësi të ftesës dhe situatës.





