Këngetari grek Giorgos Mazonakis ka ndërruar jetë këtë të mërkurë në Spitalin Elpis. Mësohet se 54-vjeçari humbi jetën pas një  arresti kardiak.

Sipas mediave greke, këngëtari kishte pësuar arrest kardiak. Një ndihmës mjekësor i EKAB mbërriti në vendngjarje me motoçikletë dhe menjëherë filloi reanimacionin kardiak.

Brenda pak minutash, ai u mor nga një ambulancë dhe u dërgua në Spitalin Elpis, i cili ishte spitali më i afërt në detyrë. Përpjekjet ishin të pasuksesshme dhe jekët konfirmuan vdekjen e tij.

Giorgos Mazonakis ishte një nga këngëtarët më të njohur të gjeneratës së tij. Ai lindi në mars të vitit 1972 në Nikaia dhe e filloi karrierën e tij profesionale në vitin 1992, në moshën vetëm 20 vjeç.