Spice Girls grupi i formuar në vitin 1994 ka ndezur spekulimet për një rikthim të bujshëm, pas një postimi të fundit në rrjetet sociale. Grupi ikonik pop i vajzave vazhdoi të bëhej grupi më i shitur në historinë e muzikës.
I përbërë nga pesë anëtare të dallueshme që mbështetën një lëvizje masive kulturore “Fuqia e Vajzave”, grupi ka shitur më shumë se 100 milionë disqe në të gjithë botën. Në një video të publikuar në Instagram, grupi shfaqi një njoftim në gazetën britanike “The Stage”, ndërsa detaji që ka tërhequr më shumë vëmendje është fakti se gazeta shfaqet në ambientet e videoklipit legjendar “Wannabe”.
“Jeni fans i Spice Girls dhe dini të këndoni e të kërceni? Jeni fans i zjarrtë, koleksionist apo adhurues i muzikës?”, shkruhet në faqet e gazetës.
Në postim cilësohet data 10 shtator dhe ora 14.00 ndërsa fansave iu është kërkuar të përgatiten për atmosferën ndërkohë që nuk është dhënë asnjë shpjegim i detajuar për një projekt të ri apo një ribashkim të shumëpritur.





