Gianluigi Donnarumma dhe e dashura e tij, e cila në atë kohë ishte shtatzënë, mësohet se kanë kaluar momente të vështira në 2023-in gjatë kohës kur lojtarfi luante ende për PSG-në.Portieri i Manchester City-t dhe Alessia Elefante, me të cilën ai është martuar dhe ka një fëmijë, u goditën, u lidhën dhe u kërcënuan me thikë pasi grabitësit hynë me forcë në banesën e tyre. Ngjarja ndodhi në Avenue Montaigne, një nga rrugët më të famshme dhe më luksoze të Parisit, ndërsa Donnarumma dhe partnerja e tij ishin në gjumë.

Në atë kohë, portieri 27-vjeçar luante për PSG-në dhe një gjykatë penale në Paris po zhvillon aktualisht një seancë dëgjimore dyditore lidhur me këtë përvojë traumatike.Nuk pritet që Donnarumma të japë dëshmi në gjykatë, por deklarata e tij si dëshmitar ka hedhur më shumë dritë mbi atë që ndodhi.Dokumentet gjyqësore zbuluan se si Donnarumma u zgjua nga një burrë që i bëri shenjë të heshtte (“shh”), para se të goditej në fytyrë me një dorezë hekuri dhe të kërcënohej me thikë.