Kanë kaluar 10 ditë nga transferimi përfundimtar te Galatasaray dhe Rafael Leao në konferencën për shtyp përpara ndeshjes me Sporting Lisbonë në Ligën e Kampioneve, bëri një deklaratë që nuk iu pëlqyen aspak tifozëve të Milanit. Ish sulmuesi kuqezi foli për disa prapaskena të bisedimeve për transferimin e tij te klubi nga Stambolli dhe fjalët e tij duken një thumbim i qartë ndaj ish skuadrës së tij.
‘Falenderoj Galatasaray për të gjithë impenjimin për realizimin e këtij transferimi-tha Leao-më kërkonin prej 2 muajsh. Gjithnjë kam besuar te Galatasaray dhe erdha këtu. Më dhanë mundësinë për të luajtur sërish në Ligën e Kampioneve. Tifozët e Galatasaray janë të jashtëzakonshëm’.
Më pas Leao foli për rolin e tij në fushën e lojës. ‘Në çdo pozicion ndihem komod-shtoi sulmuesi portugez-gjëja më e rëndësishme është se mund të jem një ndihmë. Erdha këtu për të ndihmuar skuadrënb. Çdo pozicion është mirë, për mua nuk bën diferencë. Në aspektin fizik jam mirë. Kam pasur një dëmtim të vogël, por e kalova përpara dy javësh. Galatasaray më ndihmoi që të rikthehem më shpejt në fushë’.





