Lamine Yamal ishte mungesa e rëndësishme në seancën e fundit stërvitore të Barcelonës, një ditë para transfertës ndaj Valencias në “Mestalla”, në kuadër të kampionatit spanjoll.
Sulmuesi i talentuar nuk mori pjesë në stërvitjen e fundit kolektive të skuadrës katalanase, duke ngritur pikëpyetje mbi gatishmërinë e tij për ndeshjen e së dielës, e planifikuar të nisë në orën 16:15.
Barcelona përballet me Valencian në një transfertë të vështirë, ndërsa trajneri Hansi Flick duhet të vlerësojë situatën e Yamalit përpara se të marrë vendimin përfundimtar lidhur me aktivizimin e tij.
Mungesa e tij në stërvitjen e fundit përbën një shqetësim për stafin teknik, duke pasur parasysh rëndësinë që 18-vjeçari ka fituar në formacionin e Barcelonës.





