Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj, gjatë një interviste dhënë sot për “News24”, deklaroi se ka në dorë një tjetër dosje të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), të cilën e cilësoi si një ‘tmerr’.

Ai theksoi se informacionet i merr nga qytetarët që denoncojnë skandalet e qeverisë.

Ahmetaj shtoi se informacionet i dërgojnë edhe nga vetë Grupi Parlamentar i PS-së, shërbimet sekrete dhe policia.

“Ka shumë gjëra që vijnë në dritë të diellit, qindra mijëra qytetarë që më dërgojnë. Vetëm pardje pas intervistës më erdhi një dosje tjetër për AKSHI, edhe ajo tmerr. Edhe nga brenda Grupit Parlamentar më vijnë informacione, nga brenda shërbimeve sekrete dhe policisë më vijnë informacione”, u shpreh ai.