Një 41-vjeçar i kërkuar nga Italia për veprën penale të trafikut të lëndëve narkotike është ekstraduar tashmë nga Shqipëria në shtetin fqinj.
Në njoftimin zyrtar, Interpol Tirana thotë se ndaj 41-vjeçarit me inicialet E.D. gjykata italiane në Bari i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.
Në njoftimin e policiisë thuhet se 41-vjeçari akuzohet të ketë kryer trafikimin e lëndëve narkotike si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal.





