TURQI, 25 shkurt 2013 – Një sasi prej 1.3 ton shufra ari është bllokuar në aeroportin e Stambollit, ndërsa po tentohej të imbarkohej në një avion të kompanisë "Turkmenistan Airlines". Sipas mediave turke, kompania që po transportonte sasinë mjaft të madhe të floririt kishte deklaruar në dokumenta se po transportonte pajisje hidraulike.

Sasia e floririt po transportohej për në Ashgabat, Turkmenistan, vend ku kompania turke e ndërtimit "Polimeks", është e angazhuar në disa projektet ndërtimi.

Pas incidentit "Polimeks" lëshoi një deklaratë për shtyp, ku deklaronte se mallrat po transportoheshin ligjërisht. Kompania tha se arin kishte ndërmend ta përdorte për blerjen e materialeve të ndërtimit "në vendet ku është e pamundur të bëhen transferime bankare për shkak të embargos ndërkombëtare".