Viti 2017 ka qenë një vit i larmishëm sa i përket lajmeve. Ishte vit elektoral, me përmbytje, atentate e vrasje, aksidente, aksione dhe jo pak zhurmë në sferën e politikës (nga reforma në drejtësi e deri te çështja 'Tahiri'); dasma e ndarje; etj. etj. Rreth 30 mijë artikuj, ku përfshiheshin të gjitha rubrikat e faqes sonë, janë publikuar nga “durreslajm.al” gjatë 2017-s.
Por cilat kanë qenë 10 lajmet që kanë tërhequr më së shumti interesin dhe kuriozitetin e lexuesve tanë?
Lajmi më i lexuar online në faqen tonë është ai për dhënien e rezultateve të numërimit të votimeve në zgjedhjet e 25 qershorit. Rezultati në kohë reale se si po shkonte procesi i numërimit në Durrës, ka mbajtur mbërthyer lexuesit për të mësuar më tepër rreth partive dhe deputetëve fitimtarë.
Pas aktualitetit, që është dhe kategoria më e klikuar, ndryshe nga vitet e tjera, trendi ka ndryshuar vitin që lamë pas, kur edhe lajmet sociale kanë qenë ndër më të lexuarat. Rasti i ndarjes tragjike nga jeta të vogëlushes Kejsi Prizrendi, preku zemrat e të gjithëve, duke e renditur edhe në lajmin e dytë më të lexuar.
Po ashtu, interes shfaqin aksionet policore, emërimet politike të drejtuesve të insititucioneve në Durrës, fati i shesheve dhe rrugëve të qytetit tonë, si edhe kronika e zezë: vrasjet, atentatet dhe aksidentet e rënda me pasojë vdekje dhe plagosje.
Rubrika e shëndetit dhe po ashtu jeta sociale e durrsakëve dhe aktiviteti i tyre, zënë një pjesë të lajmeve po ashtu të lexuara.
Dhe nuk duhet të harroni diçka: shqiptarët lexojnë shumë edhe horoskopin
!
Le t’i shohim 10 lajmet më të klikuara në renditjen e mëposhtme:
1. Numërimi i votave në Durrës, ja rezultatet në kohë reale
2. Një yll i vogël u shua! Kejsi Prizrendi nuk jeton më…
3. Vrasje në mes të Durrësit, arrestohen në flagrancë autorët (VIDEO)
4. Zbulohen fotot, ja si festuan gratë e LSI-së festën e 8 Marsit në Durrës
5. Aksident i frikshëm në qendër të Durrësit, përfshihen 4 makina (FOTO)
6. Tragjike/ Pas polices, vret veten një tjetër vajzë e re në Durrës
7. DETAJE/ Atentat në qendër të Durrësit, të shtënat nga një automjet. Kush ishte shënjestra?
8. Të shtëna me armë zjarri në mes të Durrësit (FOTO)
9. 10 restorantet më të mira në Durrës
10. Të shtënat në qendër të Durrësit, kapet vetëm Klodian Shala
S.L.





