Dita e Shën Valentinit po afron. Këtu janë disa ide se si mund ta festoni këtë ditë. Shpresoj se do t’ju frymëzojë të filloni traditat tuaja argëtuese për të festuar ditën e Shën Valentinit me miqtë, familjen, të dashurit tuaj dhe të gjithë njerëzit e dashur në jetën tuaj.

  1. Shikoni një film. Filmat gjithmonë do të jenë një moment romantik. Vite më parë të dashuruarit, në takime romantike shikonin filma. Kjo traditë mund të vazhdojë dhe në ditët e sotme.

Ide filmash për Ditën e Shën Valentinit:

Dita e Shën Valentinit

The Notebook

Kazablanca

Për të gjithë djemtë që kam dashur më parë

Nusja e arratisur

Grua e bukur

Ju keni postë

Thuaj dicka

Dirty Dancing

Pa gjumë në Seattle

Dasma e shokut tim më të mirë

Shtëpia e ëmbël Alabama

2. Llojet e preferuara të takimeve janë takimet me aktivitete, ku mësoni diçka të re ose jeni duke marrë pjesë në një lloj aktiviteti. Ju nuk keni nevojë të jeni çift për të shkuar në një aktivitet të Ditës së Shën Valentinit.

  1. Gatuani së bashku

Ktheni shtëpinë në restorantin më të bukur në botë. Nuk ka gjë më të këndshme se sa të hash ushqim nga dora e partnerit.

  1. Një piknik me të dashurin tuaj në shtëpi

Për të realizuar këtë ide, përdoreni dyshemenë e dhomës suaj të ndejës. Aty shtroni një batanije te ngrohtë dhe me më shumë ngjyra sepse kjo do ta bëjë “skenën tuaj” më mbresëlënëse.

  1. Përgatitni koktejle të ndryshme për njëri-tjetrin

Koktejet janë gjithmonë një ide qe i’a vlen. Për ata që preferojnë festat pa alkool, provoni të bëni ndonjë recetë joalkoolike por me shije të këndshme.

  1. Valentini i lojrave

Mund ta kaloni këtë Shën Valentin në dhomën tuaj duke lozur me partnerin. Një lojë që mund të përdoret është Sfidë apo e Vërtetë.

  1. Një takim në makinë

Merrni makinën tuaj dhe ikni në një vend fushor. Mund të përdorni bagazhin për të qëndruar. Mund të shikoni yjet, të shikoni një film, të dëgjoni muzikë etj.

  1. Bëni një udhëtim

Ju mund të bëni një udhëtim me makinën tuaj por mund të zgjidhni dhe udhëtimet jashtë shtetit. Venecia dhe Parisi janë dy destinacione mjaftë romantike.

  1. Një dush me shumë flluska

Një dush i ngrohtë, me flluska dhe aromatizues do ju bëjë më pasionantë. “Shën Valentini” është dita perfekte për të treguar sa romantikë jeni.

  1. “Dhoma Romatike”

Çdo gjë që ju duket e tepërt largojeni nga dhoma e gjumit. Zbukuroni krevatin me petale dhe mundohuni të vendosni ndonjë qiri nëpër shtëpi. Mos harroni t’i fikni në fund.