Sot në mbrëmje, afro 100 milionë shikues pritet të ndjekin debatin e parë presidencial mes kandidates së demokratëve Hillary Clinton dhe atij të republikanëve Donald Trump.

Debati do të jetë moment kyç për Trump-in, i cili, në javët e fundit i është afruar Klintonit në sondazhe. Nga ana tjetër, Clinton e sheh debatin si një mundësi për të siguruar mbështetësit e saj se do të ndërtojë një ekonomi më gjithëpërfshirëse.

“Të gjithë ne kemi vlerë. Në shtetet e Bashkuara të Amerikës, vendin më të madh në botë, ne besojmë se të gjithë lindim të barabartë”, u tha ajo mbështetësve në Florida.

“Do ta bëjmë Amerikën të fortë përsëri. Do ta bëjmë të sigurt dhe madhështore”, tha Tramp po në Florida.