Autoritetet shtetërore në Maqedoninë e Veriut kanë marrë vendimin për uljen me 2.06 % të çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës.
Kështu nga sot (1 shtator), ora 00:01, nafta dhe vaji ekstra i lehtë për shtëpi shënojnë ulje të ndjeshme, ndërsa çmimet e benzinave rriten.
–Çmimi i shitjes me pakicë i EURODIZEL (D-E V) ulet me 6,50 denarë për litër dhe do të jetë 95,00 denarë ose 1.54 euro.
–Çmimi i shitjes me pakicë i vajit ekstra të lehtë për shtëpi (EL-1) ulet me 3,50 denarë dhe do të jetë 97,00 denarë për litër ose 1.58 euro.
–Çmimet e benzinave EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 rriten me 1,00 denar për litër. Çmimi i ri i EUROSUPER BS-95 do të jetë 94,00 denarë/litër ose 1.53 euro, ndërsa EUROSUPER BS-98 do të shitet 96,00 denarë/litër ose 1.56 euro.





