Retrospektivë

11-të më të mirët e vitit 1972

-Një përvojë që lipset të rikthehet

-Të mos harrojmë traditat për të ditur se kemi qenë

-Kemi histori me protogonistë të nivelit të lartë

-Një punë e jashtëzakonshme meriton të kujtohet

-Krenaria dhe identiteti i jonë

Nga BUJAR QESJA

Sonda e mineralit të kujtimeve, preku në thellësinë e 49 viteve të shkuara. Është një foto që tregon se kemi qenë, pa jemi. Kemi qenë mirë me nivel dhe cilësi, me miqësi dhe shoqëri, me përfaqësim dhe përkushtim, me dashuri për qytetin dhe fanelen e përfaqësimit.

Mosha ime është gati me një moshë me ta. Luhet me një apo dy vite plus minus. Ishim pjesë e njëri tjetrit, madje pjesa më e mirë e njëri tjetrit. Ata luanin në mjediset e lojrave dhe unë merresha me letrat kushtuar atyre. Sa më cilësorë të ishin ata në konkurim, asq më faqebardhë dilja unë në letrat e mia. I ndiqja ata. Gëzohesha njëlloj si sportëdashësi pasionant dhe kisha detyrimin ti prezantoja ato në publik me ecurinë që paraqitnin.

Me Nysret Rekën, Fatos Muçon, Lutfi Zinon, Fatmir Shytin, Shefik Dervishin, Maksut Leshtenin, Tatjana Kalavacin, Aleksandra Begovin na lidh një miqësi e hershme. Shkruaja për to ku të mundej, në stërvitje, gara, konkurime të niveleve të ndryshme. I përcillja dhe i pritja kur iknin dhe ktheheshin nga konkurimet ndërkombëtare. Këta të 11-tët e kësaj fotoje, janë nderi dhe krenaria të sporteve në Durrës.

Nysret Reka nga dera e famshme ëe fisit të Rekajve, me të parin vëlla emblematikun Ilias Reka, me kampionin e pingpongut të mirin Agron Reka, për të vazhduar me të njohurat e sporteve Lumturi, Flutura dhe Abedin Reka, ushtroi basketbollin. Beniamin i tifozërisë durrsake. Nxitësi i atij tifozllëku të pazakontë, nisur fillimisht në shkallët e drunjta të parkut të përmallshëm “Nako Spiru”, në shkallët e gurta të pallatit të sportit. Ende jehon si një kushtrim i pashuar, thirrja plot fuqi e zemër e tifozërisë së jashtëzakonshme të Durrësit: “Lo-ko-mo-tiva”! “Lo-ko-mo-tiva”! Çfarë bëhej! Të dukej sikur i gjithë qyteti ishte prezent në pallatin e sportit. Edhe “fëmija në bark të nënës dridhej”. Dhe ky Nysret ishte nga më të mirët.

Këto 11-të sportistë dhe sportiste, ishin më të mirët e vitit 1972. Dhe tradita vjen e bukur, ngjyer me nota të mallit dhe sentimentit të pashuar. Janë sportistët tanë, janë pjesë e historisë së sporteve dhe qytetarisë durrsake. Për ti nderuar ata, por edhe për të lënë një kujtim të vlerave dhe angayhimeve të tyre, bëhej për çdp vit një kartolinë urimi për vitin e ri. Sa bukur! Ja si vjen puna dhe pas 49 vitesh ne e bëjmë publike këtë foto, që ka brenda histori dhe traditë, identitet dhe përfaqësim, mburrje dhe krenari për atë që kemi patur mundësi për ta propaganduar.

Fatmir Shyti! Një kapitull më vetë. Një shtangist i rangut botëror. Kampion dhe mjeshtër sporti. Punoi edhe si snpektor në Klubin Sportiv “Lokomotiva”. Kreu edhe detyrën e trajnerit, duke nxjerrë kampionë kalibri si i rangut të Erlin Nikollës. Por ky Fatmir Shyti ishte edhe këngëtar dhe duartrokitej njëlloj si në sport. Profili i një njeriu të mirë, të urtë, me ambicje dhe karakter përfaqësimi. Prej vitesh ndodhet në Bari të Italisë dhe lëngon në shtrat i paralizuar. Ne do të kujtojmë Milin, në këtë kartolinë duke i uruar durrsakëve vitin e ri 1973. Pavarësisht se nuk të shikojmë më, ti ndodhesh gjithnjë pranë nesh, duke na uruar për çdo mot vitin e ri. Ti je dhe do të mbetesh kampioni ynë i shtangës.

Tatjana Kalavaci. Mjeshtre e njohur e qitjes me pistoletë. Mburreshim me ty Tana, vajza e të mirnjohurit Vlash Kalavaci. Punëtore si ty, qitëse si ty, vajzë aq të qeshur dhe të sjellshme si ty, as të mos mundohemi nuk e gjëjmë dot.

Fatos Muço! Simbol i arritjeve dhe flamurmbajtës i sukseseve kulmore të sportit durrsak. Me shpatën e mënçurisë së tij shahistike, përballoi, sfidoi dhe pse mundi mjaft mjeshtra të mëdhenj ndërkombëtare. Me shembullin e tij nxiti dhe frymëzoi arritjet më të mira të shahut, duke e bërë “Lokomotivën” kryezonjën e skakjerës shqiptare dhe duke aftësuar nga shkolla e tij e përgatitjes, nivele të tilla si Erald Dervishi, Llambi Boshku, Altin Çela, Lorenc Rama, Hamza Xhakoni, Kozma Nasto etj. Thuajse historia e tij sportive është në lapsin tim.

Mundësi Ymer Zeqiri ishte më i miri atë vit në mundjes klasike, nën përgatitjen e specialistin të njohur Rexhep Bagoj. Teuta Hasa, apo Teuta Kalakula ishte kampione e pingpongut.

Lutfi Zino, mjeshtër i merituar i çiklizmit. Pasioni i tij për biçikletën qendron njëlloj si më parë. Edhe në Amerikën e largët, Luti ynë merret me rregullimin e biçikletave dhe respekti për të shtohet më tej, kur amerikanët mësojnë se ai ka qenë një kampion i madh i dyrrotakëve. Me trajner të mirnjohurin Met Musta, së bashku me Dashamir Ramën, Haki Nikoçin dhe Nuredin Bllakën konfirmuan klasin e lartë të konkurimit, duke e bërë “Lokomotivën” kampione e ëndrrave. Zino meriton të nderohet me titullin e lartë “Mjeshtër i Madh”, për atë që ka dhënë dhe për atë kapitull të lartësisë ku e ngriti çiklizmin e Durrësit dhe atë kombëtar.

Shefik Dervishi, një atlet klasi i garave të gjysmë thellësisë, 5.000 dhe 10.000 metrave. Dha shumë, kampion absolut në kohën që po lakojmë. Punonte punëtor të ndërmarrjen e grumbullimit. Shumë i urtë dhe modest. Shefik Dervishi është lavdia e shkollës së atletikës durrsake dhe meriton rradhë e rradhë pafund, për sakrificën, punën e palodhur, pasionin e pashuar. Jam ndjerë i hidhëruar, kur më thanë se është ndarë nga jeta. I paharruar miku im dhe atleti historik i “Lokomotivës” Shefik Dervishi.

Nermin Mullaj, vendi i parë në 1500 dhe 3000 metra. Meritë e padiskutueshme e trajnerit të palodhur Halit Dapi, të cilin na e rrëmbeu nga jeta sëmundja çfarosëse i këtij shekulli. Shkruajta për të. E kisha detyrim moral, ashtu siç kam shkruajtur në kohën kur i bëri të njohura atletet durrsake të garave të distancave të mesme si Marinda Preka, Nermin Mullaj, Pranvera Dyrmishi, Zamira Koçi etj.

Aleksandra Begovi dhe tani Aleksandra Kurtbegovi. Basketbolliste që ia rriti karatët e krenarisë basketbollit durrsak të vajzave. Luajti më parë me “24 Majin” e Përmetit dhe kishte mbiemrin Ndreu. Njohja në grumbullimet e ekipeve kombëtare me basketbollistin e çquar të “Lokomotivës” Ibrahim Kurtbegovi, duke u bërë bashkëshortja e tij, i dha nxitje performancës së basketbollit të femrave të Durrësit. Së bashku me Zhani Averikun, motrat Zhyljeta dhe Shpresa Verteniku, Hanza Rrogozhina, Donika Belliu, Gjinovefa Gega, Engjellushe Arapi, Klaudia Dragoni etj. nën drejtimin e Niko Hercekut dhe Bruno Vezulit, i dhanë emër dhe prestigj basketbollit të femrave të “Lokomotivës”

Maksut Leshteni, i njohur në opinion me emrin Tuti. Nga futbollistët më popullorë të “Lokomotivës”. Tash së fundi mori edhe titullin “Mjeshtër i Madh”. Tifozëria durrsake e mbajti në krah, Leshtenin e madh të futbollit. Emri i tij renditet në krenarinë e historisë më të mirë të futbollit durrsak.

E kujtova këtë kartolinë, me 11-të sportistët më të mirë durrsakë të vitit 1972 për shumë arsyje. Së pari për ti kujtuar ato, së dyti për të revokuar një traditë të hershme dhe shumë pozitive që ka qenë në kohën kur drejtonte Mustafa Çelkupa, ky zotni i drejtimit nga më të mirat e sporteve në Durrës, së treti për ti vënë në ballinë të qytetarisë durrsake këto protogonistë të saj dhe së katërti, së pesti pamabarimisht.

Portretet e tyre janë historia e sporteve të Durrësit. Është fytyra më e mirë e krenarisë dhe përfaqësimit. Është tradita e jonë. Janë ata që ne i detyrohemi.

Falenderimi ndaj tyre nuk mbaron.

Paçit gjithnjë faqen e bardhë!

Durrës: 17 prill 2021