MAQEDONI – Një 65-vjeçar nga Tetova ka mbetur i mashtruar pasi ka paguar 13 mijë euro për t’u martuar. Një grua rreth të 50-tave nga Dibra, i kishte premtuar atij se do ta martonte me motrën e saj, po ashtu nga Dibra, ndërsa si shpërblim për këtë ajo kishte përfituar një shumë prej 13 mijë eurosh.
Plaku nga fshati Sedllarcë i Tetovës, në disa raste i kishte dhënë paratë ndërmjetësueses dibrane, e cila vazhdimisht i kishte premtuar se një ditë do t’ia sillte motrën e saj për ta martuar, por kjo nuk kishte ndodhur.
Mashtrimi ka vazhduar deri ditën e djeshme, kur mashtruesja i kishte kërkuar para, pasi që ajo i kishte thënë atij se gjendej në burg dhe duhej të lirohej. 65-vjeçari ka kuptuar se është viktimë e mashtrimit dhe se ka paraqitur rastin menjëherë pranë organeve policore. MPB ka theksuar se ka ndërmarrë masa për të zbardhjen e mashtrimit.