Një vajzë 15-vjeçare që po mësonte makinën ka goditur dhe vrarë aksidentalisht dy burra ndërsa merrte leksione parkimi.

Ajo ishte me nënën e saj dhe dy persona të tjerë në makinën SUV Ford kur goditi viktimat 54 dhe 55 vjeç në Filadelfia.

Policia tha për ABC6: "Ajo po mësonte si të bënte parkimin dhe bëri një gabim. Mjeti u përplas me dy burra që ishin ulur në murin jashtë dyqanit. 54-vjeçari u shpall i vdekur në vendngjarje, ndërsa 55-vjeçari vdiq në spital."

Policia po bën hetime për aksidentin, ndërsa nuk ka ende akuza. Edhe pse 15 vjeçe, në Filadelfia është e lejuar me ligj që të mësohet makina.