Një tjetër rast i rëndë pas atij të Kavajës raporton policia në Durrës, ku një 18-vjeçar akuzohet se ka tentuar të përdhunojë një 21-vjeçare nga Australia.

18-vjeçari ësshtë arrestuar, ndërsa nuk jepen më shumë detaje mbi ngjarjen dhe vendin ku ka ndodhur rasti.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës kanë arrestuar në flagrancë për veprën penale “Marrëdhënia seksuale me dhunë më të rritura”, mbetur në tentativë, shtetasin I. B., 18 vjeç, pasi mbrëmjen e djeshme ka kallëzuar një shtetase australiane 21 vjeçe, se ky shtetas ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë me të”, njoftoi policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të metejshme.

LEXONI EDHE: