Dy burra janë arrestuar nga policia në Kavajë pasi akuzohen se kanë ngacmuar seksualisht një vajzë 18 vjeçe.
Ngjarja ka ndodhur në lokal mbrëmjen e djeshme, ku pas ngjarjes e reja i është drejtuar uniformave blu për të bërë kallëzimin.
Menjëherë shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë arrestuan në flagrancë për veprën penale “Ngacmimi seksual”, shtetasit S. K., 40 vjeç dhe D. P., 57 vjeç, të dy banues në fshatin Kryevidh.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të metejshme.