Demenca me trupat e Levit është një sëmundje e vështirë për t’u njohur në fazat e hershme, pasi simptomat e saj mbivendosen me Alzheimerin dhe Parkinsonin. Megjithatë, studimet klinike kanë identifikuar disa shenja karakteristike dalluese.
Shenjat e hershme më të zakonshme
Një nga tiparet më të veçanta është luhatja e funksioneve njohëse. Pacienti mund të: jetë i qartë mendërisht në një moment dhe i hutuar rëndë pak orë më vonë.
Kjo ndryshon nga Alzheimeri, ku përkeqësimi është më i qëndrueshëm dhe gradual. Simptomat kryesore:
1. Halucinacione vizuale
–Shfaqen herët në sëmundje
-Janë zakonisht të gjalla dhe të detajuara
-Pacienti shpesh i percepton si reale
2. Çrregullime motorike
-ngurtësi muskulore
-lëvizje të ngadalta
-probleme me ekuilibrin
-të ngjashme me Parkinsonin
3. Çrregullime të gjumit (REM Sleep Behavior Disorder)
-personi flet, godet ose lëviz gjatë gjumit
-shpesh për vite përpara shfaqjes së demencës
4. Ndryshime të humorit dhe sjelljes
-depresion
-ankth
-apati
-paranojë
5. Ndjeshmëri e lartë ndaj medikamenteve antipsikotike
-disa ilaçe mund të përkeqësojnë rëndë simptomat
-kjo është një shenjë paralajmëruese klinike shumë e rëndësishme
Kombinimi i këtyre simptomave e bën sëmundjen komplekse dhe kërkon vëmendje të veçantë nga profesionistët e shëndetit.





