Është mbyllur protesta e 91-të e rezistencës qytetare në Tiranë, pas disa orësh tubim, fjalimesh dhe marshimi në rrugët e kryeqytetit.

Protestuesit u mblodhën fillimisht para Kryeministrisë, ku përcollën mesazhe dhe akuza ndaj qeverisë, ndërsa kërkesa kryesore mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama.

Gjatë protestës nuk munguan pankartat dhe mesazhet ironike ndaj qeverisë. “Koha nuk na lodh, na forcon” ishte një prej mesazheve të shfaqura në shesh, ndërsa protestues të tjerë deklaruan se janë të gatshëm të vijojnë qëndrimin në shesh edhe për një kohë të gjatë.