Platforma “Liria ka emër” ka njoftuar për organizimin e një marshi të në Prishtinë për datën 1 tetor, në përkrahje të 4 ish-krerëve të UÇK-së, të dënuar javën e kaluar në Hagë. Përfaqësuesi i saj, Ismail Tasholli gjithashtu ka njoftuar për nisjen e nënshkrimit të një peticioni nën moton “Jo në emrin tim”, e që do të dërgohet në Hagë, Bruksel dhe Strasburg.

Tasholli ka bërë thirrje edhe për një mbledhje urgjente të përbashkët të Qeverisë së Kosovës dhe të Shqipërisë.

“Me një pikë të rendit të ditës, mbështetjen institucionale për mbrojtjen e luftës së UÇK-së dhe sigurimin e financimit të nevojshëm për mbrojtjen juridike. Sepse, në këto momente nuk duhet të ketë Prishtinë e Tiranë që shikojnë larg njëra-tjetrën. Duhet të ketë një tavolinë, një koordinim dhe një përgjegjësi të përbashkët institucionale”, ka thënë ai.