Sheshi ‘Skëndërbeu’ në Prishtinë është mbushur për të pestë-n nata radhazi me shqiptarë që protestojnë kundër dënimit me 81 vite burg të katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
Ishte vendimi i dhënë nga Gjykata Speciale e Hagës më 16 shtator që nxiti revolta nga ana e shqiptarëve kundër burgosjes së Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.
Me moton ‘Jo në emrin tim’, qytetarët pretendojnë se vendimi i dhënë nga tribunali në Hagë ka përdhosur emrin e UÇK-së dhe luftën për lirinë e popullit kosovar.
Protestuesit e shohin vendimin e Hagës si një vendim të padrejtë, të ndikuar politikisht nga Serbia e Rusia dhe të rrezikshëm për shtetin e Kosovës. Në shesh mbrëmjen e sotme është shpalosur dhe flamuri gjigand kombëtar shqiptar shoqëruar dhe me këngë e vargje dedikuar heronjve.
Protestuesit kërkojë nga qeveria ndërmarrjen e akteve për shfuqizimin ose ndryshimin e ligjit për Dhomat e Specializuara me seli në Hagë, shkarkimin e ministres së Drejtësisë Donika Gërvalla, përkrahje e pakufizuar financiare për mbrojtjen juridike të ish-krerëve të UÇK-së si dhe angazhimin e ekspertëve ndërkombëtarë për të mbështetur procesin e apelimit.





