DURRES– Një 18-vjeçare ka përfunduar në pranga në qytetin e Durrësit si autore e vjedhjes së një sasie të madhe parash nga kasaforta e të atit. 

Në pranga përfundoi 18-vjeçarja Fatma Buziu e cila dyshohet se ka vjedhur 88 mijë franga dhe 4 milion lekë nga paratë e familjes së saj në periudha të ndryshme kohore.

Policia nisi hetimin pas denoncimit të të atit të vajzës, i cili në padijeni të autorit të veprës, u ishte drejtuar uniformave blu për të paditur zhdukjen e pasurisë. Pas thellimit të hetimeve, policia ra në gjurmët e 18-vjeçares.

Në momentin e arrestimit asaj iu gjetën 600 mijë lekë, ndërkohë që paratë e tjera ajo deklaroi se i kishte shpenzuar.

 

Policia e Durrësit ka arritur të zbardhë skemën e vjedhjes së lekëve nga kasaforta në banesën e familjes Buziu, nga vajza e tyre Fatma. 

Dy ditë më parë kryefamiljari ka bërë denoncimin për zhdukjen e plot 4 milionë lekëve të reja dhe 88 mijë franga zvicerane, të cilat e motra, rezidente në Zvicër ia kishte dërguar për t’i ruajtur.

Pas hetimeve policia zbulon  se vjedhja ishte kryer pikërisht nga vajza e familjes, Fatma Buziu, 18 vjeçe . 

E gjithë skema e vjedhjes së parave është shënuar brenda 6 muajsh Korrik- dhjetor 2012.

Vajza 18 -vjeçare bashkëjetonte me një shok të sajin dhe në shtëpinë e prindërve shkonte për t’i ndihmuar në punët e shtëpisë.

Vajza mesa duket kishte zbuluar vendin ku i ati linte lekët e së motrës dhe herë pas here nxirrte nga një shumë të mirë parash dhe franga zvicerane jashtë.  

Ndërkohë që nga prindërit është vënë re se çifti i ri kishte përmirësuar nivelin e jetesës më shumë se sa të ardhurat që ata mund të siguronin.

Kjo ka bërë që babai të dyshonte dhe të përmendte dhe emrin e vajzës dhe të djalit që bashkëjetonte në polici.

Më pas forcat blu zbuluan skemën e vjedhjes me anë të mashtrimit dhe kanë ndaluar 18-vjeçaren.