22-vjeçari që shkaktoi aksidentin tragjik mbrëmjen e së dielës në Kamëz, ku humbi jetën një polic dhe u plagosën dy kolegët e tij, është djali i ish-deputetit të Partisë Socialiste, Ndue Kola, të qarkut Shkodër i zgjedhur në vitin 2009.
Arnold Kola udhëtonte me një mjet tip “Lexus” me shpejtësi tej normave të lejuara. Sipas burimeve nga policia, bëhet me dije se ai është shoqëruar në komisariat pas aksidentit dhe mësohet se ka marrë lëndime të lehta nga përplasja.
Kola është ndaluar edhe në vitin 2015 për drejtim mjeti në gjendje të dehur.
Nga aksidenti i mbrëmshëm humbi jetën Ervin Haxhiu, 42 vjeç, efektiv i Komisariatit Nr. 5, ndërsa të plagosur kanë mbetur Besmir Voi dhe Neil Hoxha. Të plagosurit janë vizituar në spitalin e Traumës nga ministri i Brendshëm Saimir Tahiri.





