Një studente për doktoreshë është qëlluar për vdekje nga i fejuari i saj xheloz, disa javë pasi ai i kishte propozuar gjatë pushimeve romantike.

23-vjeçarja Ana Fantaziu, u qëllua për vdekje në shtëpinë e familjes kur i fejuari nisi të konfliktohej me prindërit e saj dhe nxorri armën.

28-vjeçari Roman Vlasă, kishte ardhur për të takuar vjehrrit e tij në Moldavi në 12 shtator, por vizita përfundoi me vrasjen e të fejuarës, para se ai të kthente armën nga vetja. Babai i vajzës së re tha se kishte pasur një debat mes familjes dhe Vlasă, i cili përshkruhej si “xheloz” nga miqtë e tij.

Babai i Ana kishte dalë nga shtëpia për të kërkuar ndihmë, kur dhëndri i tyre i ardhshëm po i kërcënonte me armë. Por më pas dëgjoi dy të shtëna.

Policia gjeti më pas trupat e studentes së infermierisë dhe të të fejuarit të saj në shtëpinë familjare në fshatin moldav të Fundul Galbenei.