Sekretari i degës së Partisë Demokratike në Durrës, Nasild Alikaj, ka denoncuar problematikat në linjën interurbane Durrës–Golem, duke ngritur shqetësimin për kushtet në stacionet e autobusëve.
Alikaj thekson se qytetarët dhe turistët presin autobusët pa strehëza të përshtatshme, ndërsa mungojnë edhe oraret e afishuara në stacione.
Sipas tij, kurioziteti mund ta sjellë turistë në Durrës vetëm një herë, ndërsa zhvillimi i qëndrueshëm është ai që e bën turistin të rikthehet dhe sjell vizitorë gjatë gjithë vitit.
“Nuk duhet të ngatërrojmë kuriozitetin me zhvillimin. Kurioziteti ta sjell turistin njëherë, ndërsa zhvillimi i qëndrueshëm të sjell turistë pa fund në çdo stinë të vitit!”, shkruan Alikaj.
Postimi i plotë:
A nuk është e turpshme që nga njëra anë Bashkia Durrës jep leje për pallate shumëkatëshe dhe nga ana tjetër nuk ndërton në çdo stacion ndalimi të autobuzit disa strehëza dinjitoze për qytetarët dhe turistët,të cilët nën 40 gradë detyrohen të qendrojnë në pritje si në mesjetë?
-Rrjeti i autobuzëve është i amortizuar jasht çdo standarti të një vendi europian.
-Nuk ka vendqëndrime dinjitoze pritje për autobuzët në asnjë stacion në të gjithë hapesirën bregdetare të qytetit.
-Nuk ka asnjë orar të afishuar në këto stacione(të cilat duhet të përkthehen dhe në aplikacione lehtësisht të aksesueshme për çdo përdorues të transportit publik).
Turisti me qytetin lidhet nëpërmjet aksesit sa më të lehtë të transportit publik ,e nëse kjo mungon askush mos të presë që ai turist do të kthehet serish!
Nuk duhet të ngatarrojmë kuriozitetin me zhvillimin.
Kurioziteti ta sjell turistin njëherë ndërsa zhvillimi i qendrueshëm të sjell turistë pa fund në çdo stinë të vitit!
STOP PROPAGANDËS!





