Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka vendosur të lërë në fuqi masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për ish-drejtoreshën e Postës së Durrësit Elisabeta Mataj. Ajo dyshohet se ka përvetësuar rreth 700 milionë lekë gjatë kohës që ishte në drejtim të institucionit.
Në të njëjtën çështje, Apeli ka lënë në fuqi edhe masën ‘arrest në shtëpi’ për dy ish-vartëset e saj, Paola Danajn dhe Valbona Dunin. Pas vendimit, masat e sigurisë për të treja mbeten në fuqi, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes vijojnë ende.





