Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga punimet për zgjerimin e superstradës Tiranë-Durrës, në kuadër të Fazës III të projektit.
Sipas Ramës, punimet po avancojnë me ritme të larta, ndërsa në kantier vijon ndërtimi i nyjes së re të Laknasit dhe mbikalimit të ri të Kasharit.
Projekti synon rritjen e kapacitetit të aksit Tiranë-Durrës, përmirësimin e sigurisë rrugore dhe lehtësimin e qarkullimit në një prej segmenteve më të ngarkuara të vendit.
Postimi i plotë:
📍 Tiranë–Durrës Faza III
🚧 Punimet për zgjerimin e Superstradës Tiranë–Durrës, Faza III, vijojnë me ritme të larta, duke shënuar progres të ndjeshëm dhe duke tejkaluar grafikun e parashikuar të punimeve📈
🏗️ 👷👷♀️Në kantier punohet intensivisht në disa fronte njëkohësisht:
Vijon ndërtimi i nyjes së re të Laknasit dhe i mbikalimit të ri të Kasharit
🚜Punohet për formimin e trupit të rrugës dhe realizimin e ndërhyrjeve të tjera të parashikuara në këtë fazë.
Zgjerimi i superstradës Tiranë-Durrës është një nga projektet më të rëndësishme për infrastrukturën rrugore kombëtare, që synon:
✅ Rritjen e kapacitetit të aksit Tiranë–Durrës
✅ Përmirësimin e sigurisë rrugore
✅ Lehtësimin e qarkullimit dhe reduktimin e problematikave në një prej akseve më të ngarkuara të vendit





