Kryebashkiakja e Durrësit, Emiriana Sako, ka bërë me dije se në çerdhe, kopshte dhe shkolla po vijon procesi i dezinfektimit, në kuadër të përgatitjeve për vitin e ri shkollor.

Sipas Sakos, ndërhyrjet synojnë garantimin e ambienteve të pastra, të sigurta dhe të shëndetshme për fëmijët, nxënësit, mësuesit dhe edukatoret.

Postimi i plotë:

✨Po marrim masat e nevojshme për një fillim sa më të mbarë të vitit të ri shkollor. 📚🎒

✅Në të gjitha çerdhet, kopshtet dhe shkollat 🏫po kryejmë procesin e dezinfektimit , për të garantuar ambiente të pastra, të sigurta ✨dhe të shëndetshme për 👧fëmijët, nxënësit, 👩‍🏫👨‍🏫mësuesit dhe edukatoret.