Një defekt në linjën e tensionit 20 kV, që furnizon me energji stacionin e pompave në Fushë Milot, ka shkaktuar probleme të përkohshme në furnizimin me ujë në disa zona në Durrës.
Sipas SHRUKD, stacioni qëndroi jashtë funksionit nga ora 22:30 e mbrëmjes së djeshme deri në orën 06:00 të mëngjesit të sotëm. Defekti, i shkaktuar nga erërat e forta, u riparua pas punës gjatë natës dhe stacioni ka rinisur punën normalisht.
Probleme me furnizimin me ujë mund të ketë në Shkallë, Sektor Rinia, Arapaj, Xhafzotaj dhe Rrashbull.
Njoftimi i plotë:
NJOFTIM I RËNDËSISHËM
SHRUKD njofton qytetarët se për shkak të një defekti në linjën e tensionit 20 kV që furnizon me energji elektrike stacionin e pompave në Fushë Milot, ky i fundit qëndroi pa punë nga ora 22.30 e mbrëmjes së djeshme deri në orën 06.00 të ditës së sotme. Për këtë arsye do të ketë probleme në furnizimin me ujë zona e fshatrave, konkretisht: fshati Shkalle, Sektor Rinia, Arapaj, Xhafzotaj, Rrashbull.
Defekti në linjën e tensionit 20 kV ka ardhur për shkak të erërave të forta. Edhe pse është punuar gjatë gjithë natës, vetë sot në orën 06.00 u arrit riparimi i tij dhe stacioni i pompave në Fushë Milot rinisi punën duke furnizuar normalisht me ujë.
Kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve për këtë situatë të përkohshme.





