Maratona “Festa e këngës” 2026 mbërrin në Durrës dhe ndez atmosferën në qytetin bregdetar.
Mbrëmja e së mërkurës në shëtitoren “Taulantia” u shndërrua në një natë të paharrueshme vere, ku muzika dhe interpretimi i disa prej emrave më të njohur të muzikës shqiptare i bashkuan të gjithë në një festë të madhe, që vijoi për disa orë.
Në skenë u ngjitën disa prej emrave më të njohur të muzikës si Irma Libohova, Era Rusi, Silva Gunbardhi, Aurel Thellimi, Valbona Mema, Blerina Braka, Grupi Ali Pasha etj.


Hitet më të njohura verore ndezën atmosferën në shesh dhe shumë nga të pranishmit ia morën valles duke krijuar momente vërtet mbresëlënëse.





