Një incident mes adoleshentësh është regjistruar mesditën e sotme në zonën e Shkozetit, pranë dy shkollave të mesme të qytetit të Durrësit.
Sipas të dhënave paraprake, ka qenë ndërhyrja e efektivëve të Policisë Bashkiake që ka evituar përshkallëzimin e konfliktit fizik ku ka mbetur i përfshirë edhe një nxënës i shkollës profesionale “Beqir Çela”.
“DurrësLajm” mëson se efektivët e Policisë Bashkiake kanë qenë duke kryer patrullimin e përditshëm pranë institucioneve arsimore për të parandaluar tregtarët ambulantë të ushtrojnë aktivitetin aty, kur kanë parë sherrin mes dy nxënësve.
Menjëherë është bërë njoftimi edhe i Policisë së Durrësit dhe në vendngjarje ka ardhur menjëherë pratrulla policore, që ka nisur të kryejë veprimet e para hetimore.
Në fotot dhe videot që disponojmë, njëri nga adoleshentët e përfshirë në sherr ka shenja gjaku në fytyrë, të shkaktuara nga ajo që ai e cilëson dorezë hekuri.
Deri më tani janë të paqarta shkaqet e sherrit mes adoleshentëve.
M.B.





