Kryebashkiakja Emiriana Sako ka zhvilluar sot një takim me Kryetaren e Bashkisë së Łódź-it, Poloni, Hanna Zdanowska, Konsullin e Nderit të Republikës së Shqipërisë në Łódź, Paweł Michalak, si dhe me përfaqësues të pushtetit vendor dhe rajonal të këtij rajoni.

Sipas asaj që shkruan Sako në faqen e saj në “Facebook”, në fokus të bisedës ishte nisja e procesit të binjakëzimit mes Durrësit dhe Łódź-it, si një mundësi për të forcuar lidhjet mes dy qyteteve, për të shkëmbyer përvoja dhe për të krijuar iniciativa të përbashkëta në fusha me interes të ndërsjellë.

“Një hap i rëndësishëm që synon të sjellë projekte të reja, shkëmbim eksperiencash dhe mundësi të mëtejshme zhvillimi për Durrësin dhe Łódź-in“, thotë kryebashkiakja Sako.