Policia e Durrësit ka dhënë detaje lidhur me plagosje me armë zjarri të ndodhur pasditen e sotme në lagjen numër 1, sipas policisë ngjarja ka ndodhur për motive të dobta ndërsa policia ka identifikuar autorin dhe po punon për kapjen e tij.

Rreth orës 17:30, në lagjen Nr. 1, Durrës, shtetasi F. F., 61 vjeç, banues në lagjen Nr. 1, Durrës, dyshohet se për motive të dobëta, ka plagosur me armë zjarri në dorë shtetasin E. Sh., 52 vjeç, banues në Durrës, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, janë ngritur pika kontrolli dhe vijon kontrolli i zonës, me qëllim kapjen e autorit.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.