Kryetarja e bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako, gjatë mbledhjes së Këshillit Bashkiak ka dhënë sqarime lidhur me detajimet që institucioni, të cilin ajo drejton propozoi sot për miratim në mbledhjen e KB, lidhur me parkimet me pagesë në rrugët dhe sheshet kryesore të qytetit.

Nisur nga interesi i madh qytetar mbi këtë projekt të bashkisë, aplikimi i të cilit pritet të nisë në muajt në vijim, kryebashkiakja u ndal për të dhënë sqarime të hollësishme lidhur me detajimet që propozohen nga bashkia në projektvendimin e ri, i cili propozohet 2 vite më vonë vendimit të parë të miratuar në vitin 2024.

Gjatë fjalës së saj, Sako shpjegoi se projekvendimi i paraqitur në mbledhjen e sotme, detajon në mënyrë specifike metodikën për pajisjen e qytetarëve me kartën e rezidentit, abonenë për të punësuarit etj.

Gjithashtu, Sako u ndal edhe tek dy investime që pritet të realizohen në të ardhmen për ndërtimin e dy parkimeve nëntokësore tek zona e Muzeut të Dëshmorëve dhe shëtitoren “Taulantia”.

Njëkohësisht kryebashkiakja sqaroi se shtimi me 20 punonjës të rinj të Policisë Bashkiake, lidhen pikërisht me nisjen e aplikimit të parkimeve me pagesë në qytet.

Ndiqni të plotë në vijim deklaratën e plotë të kryebashkiakes Emiriana Sako në mbledhjen e KB-së.

M.B.