𝐍𝐠𝐚 𝐁𝐔𝐉𝐀𝐑 𝐐𝐄𝐒𝐉𝐀
𝐊𝐮𝐫 𝐧𝐣𝐞𝐫𝐢𝐮 𝐥𝐚𝐫𝐠𝐨𝐡𝐞𝐭 𝐤𝐮𝐣𝐭𝐢𝐦𝐢 𝐤𝐭𝐡𝐞𝐡𝐞𝐭
Ka njerëz që ikin nga kjo botë në heshtje, por pas tyre mbetet jehonë e gjatë kujtimesh. Mbetet zëri i njerëzve që i njohën. Mbetet vendi ku punuan, rruga ku ecën, tryeza ku u ulën, njerëzit që deshën dhe familja, që i kërkon me sy edhe pse e di, se nuk do t’i shohë më.
𝐊𝐞̈𝐬𝐡𝐭𝐮 𝐞̈𝐬𝐡𝐭𝐞̈ 𝐞𝐝𝐡𝐞 𝐧𝐝𝐚𝐫𝐣𝐚 𝐧𝐠𝐚 𝐣𝐞𝐭𝐚 𝐞 𝐋𝐢𝐫𝐢 𝐋𝐮𝐜𝐞̈𝐬, 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐳𝐨𝐧𝐣𝐞̈ 𝐝𝐮𝐫𝐫𝐬𝐚𝐤𝐞 𝟖𝟐-𝐯𝐣𝐞𝐜̧𝐚𝐫𝐞, 𝐞 𝐜𝐢𝐥𝐚 𝐦𝐛𝐲𝐥𝐥𝐢 𝐬𝐲𝐭𝐞̈ 𝐧𝐞̈ 𝐎𝐝𝐞𝐫𝐳𝐨, 𝐧𝐞̈ 𝐏𝐨𝐫𝐝𝐞𝐧𝐨𝐧𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐈𝐭𝐚𝐥𝐢𝐬𝐞̈, 𝐚𝐭𝐣𝐞 𝐤𝐮 𝐣𝐞𝐭𝐚 𝐞 𝐞𝐦𝐢𝐠𝐫𝐚𝐧𝐭𝐢𝐭 𝐞 𝐤𝐢𝐬𝐡𝐭𝐞 𝐜̧𝐮𝐚𝐫 𝐩𝐫𝐞𝐣 𝐦𝐞̈ 𝐬𝐡𝐮𝐦𝐞̈ 𝐬𝐞 𝐝𝐲 𝐝𝐞𝐤𝐚𝐝𝐚𝐬𝐡.
Kishte ikur nga Durrësi, por Durrësi nuk kishte ikur prej saj. Sepse njeriu mund të ndryshojë qytet, shtet dhe adresë. Mund të jetojë me vite në dhe të huaj, por kujtimet e vendlindjes i mban me vete. Sidomos, kur ke lënë pas një jetë të tërë pune, miqësi, familje, kolegë dhe emër që është shkruar në kujtesën e qytetit.
Liri Luca prehet larg Durrësit. Kujtimi i saj është kthyer, aty ku nisi gjithçka.
𝐆𝐫𝐮𝐚 𝐞 𝐟𝐨𝐫𝐦𝐮𝐚𝐫 𝐧𝐠𝐚 𝐩𝐮𝐧𝐚
Liria ishte nga ato gra të brezit të saj, që e ndërtuan jetën me punë, përgjegjësi dhe krenari. Pas përfundimit të shkollës së mesme teknologjike, u specializua për teknike duhani. Ishte profesion që kërkonte njohuri, përkushtim dhe përgjegjësi. Por Liria, nuk do të mbetej vetëm specialiste e mirë. Ajo do të dëshmonte edhe aftësi drejtuese, organizuese dhe menaxhuese.
𝐏𝐞̈𝐫 𝐤𝐞̈𝐭𝐨 𝐭𝐫𝐞𝐠𝐮𝐞𝐬, 𝐮 𝐞𝐦𝐞̈𝐫𝐮𝐚 𝐬𝐡𝐞𝐟𝐞 𝐫𝐞𝐩𝐚𝐫𝐭𝐢 𝐧𝐞̈ 𝐅𝐞𝐫𝐦𝐞𝐧𝐭𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐞 𝐃𝐮𝐡𝐚𝐧𝐢𝐭, 𝐤𝐮 𝐤𝐢𝐬𝐡𝐭𝐞 𝐧𝐞̈𝐧 𝐝𝐫𝐞𝐣𝐭𝐢𝐦 𝐫𝐫𝐞𝐭𝐡 𝟒𝟎𝟎 𝐩𝐮𝐧𝐞̈𝐭𝐨𝐫𝐞. 𝐊𝐚𝐭𝐞̈𝐫𝐪𝐢𝐧𝐝 𝐧𝐣𝐞𝐫𝐞̈𝐳 𝐊𝐚𝐭𝐞̈𝐫𝐪𝐢𝐧𝐝 𝐡𝐚𝐥𝐥𝐞. 𝐊𝐚𝐭𝐞̈𝐫𝐪𝐢𝐧𝐝 𝐤𝐚𝐫𝐚𝐤𝐭𝐞𝐫𝐞. 𝐊𝐚𝐭𝐞̈𝐫𝐪𝐢𝐧𝐝 𝐟𝐚𝐦𝐢𝐥𝐣𝐞, 𝐪𝐞̈ 𝐩𝐫𝐢𝐬𝐧𝐢𝐧 𝐧𝐠𝐚 𝐩𝐮𝐧𝐚 𝐞 𝐭𝐲𝐫𝐞 𝐛𝐮𝐤𝐞̈𝐧 𝐞 𝐩𝐞̈𝐫𝐝𝐢𝐭𝐬𝐡𝐦𝐞. 𝐃𝐡𝐞 𝐧𝐞̈ 𝐤𝐫𝐲𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐤𝐞̈𝐭𝐢𝐣 𝐨𝐫𝐠𝐚𝐧𝐢𝐳𝐢𝐦𝐢 𝐢𝐬𝐡𝐭𝐞 𝐋𝐢𝐫𝐢 𝐋𝐮𝐜𝐚.
Ishte nga kuadrot me personalitet të fabrikës së duhan-cigaretave “Telat Noga” në Durrës. Emër që lidhet, me një periudhë të rëndësishme të jetës industriale të qytetit. Por Liria, nuk kujtohet vetëm për detyrën. Kujtohet për mënyrën se si e ushtronte atë.
𝐏𝐮𝐧𝐞̈𝐭𝐨𝐫𝐞𝐭 𝐪𝐞̈ 𝐤𝐚𝐧𝐞̈ 𝐩𝐮𝐧𝐮𝐚𝐫 𝐩𝐞̈𝐫𝐤𝐫𝐚𝐡 𝐬𝐚𝐣, 𝐞 𝐤𝐮𝐣𝐭𝐨𝐣𝐧𝐞̈ 𝐦𝐞 𝐫𝐞𝐬𝐩𝐞𝐤𝐭. 𝐍𝐮𝐤 𝐢𝐬𝐡𝐭𝐞 𝐝𝐫𝐞𝐣𝐭𝐮𝐞𝐬𝐣𝐚 𝐪𝐞̈ 𝐪𝐞̈𝐧𝐝𝐫𝐨𝐧𝐭𝐞 𝐥𝐚𝐫𝐠 𝐧𝐣𝐞𝐫𝐞̈𝐳𝐯𝐞, 𝐩𝐚𝐬 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐭𝐚𝐯𝐨𝐥𝐢𝐧𝐞, 𝐝𝐮𝐤𝐞 𝐩𝐚𝐫𝐞̈ 𝐯𝐞𝐭𝐞̈𝐦 𝐬𝐡𝐢𝐟𝐫𝐚𝐭 𝐝𝐡𝐞 𝐫𝐚𝐩𝐨𝐫𝐭𝐞𝐭. 𝐔 𝐪𝐞̈𝐧𝐝𝐫𝐨𝐧𝐭𝐞 𝐩𝐫𝐚𝐧𝐞̈. 𝐃𝐞̈𝐠𝐣𝐨𝐧𝐭𝐞. 𝐏𝐲𝐞𝐬𝐭𝐞. 𝐏𝐞̈𝐫𝐩𝐢𝐪𝐞𝐣 𝐭𝐞̈ 𝐳𝐠𝐣𝐢𝐝𝐡𝐭𝐞 𝐡𝐚𝐥𝐥𝐞𝐭.
Në një kohë, kur puna ishte pjesë e identitetit të njeriut, kjo kishte vlerë të jashtëzakonshme. Ndoshta, kjo është edhe nga sekretet e kujtesës së mirë që lë pas njeriu. Luca i ka bërë të ndjehen mirë, njerëzit kur kanë qenë pranë saj.
𝐋𝐢𝐫𝐢𝐚 𝐝𝐡𝐞 𝐟𝐚𝐦𝐢𝐥𝐣𝐚 𝐋𝐮𝐜𝐚
Pas figurës së drejtueses së njohur të repartit, qëndronte një grua e familjes. Një bashkëshorte. Një nënë. Një gjyshe. Një motër. Një grua, që kishte ndërtuar jetën së bashku me Skënder Lucën, bashkëshortin e saj 86-vjeçar, mekanikun e njohur të Kantierit Detar të Durrësit.
Skënderi dhe Liria ishin nga ato familje durrsake, që e ndërtuan jetën mbi punën dhe përkushtimin. Ai në mekanikën e kantierit dhe
ajo në industrinë e duhanit. Dy profesione të ndryshme, por me të njëjtën filozofi, puna si krenari.
𝐍𝐠𝐚 𝐤𝐣𝐨 𝐦𝐚𝐫𝐭𝐞𝐬𝐞̈ 𝐞𝐫𝐝𝐡𝐢 𝐝𝐣𝐚𝐥𝐢 𝐢 𝐭𝐲𝐫𝐞 𝐢 𝐯𝐞𝐭𝐞̈𝐦, 𝐊𝐥𝐨𝐝𝐢𝐚𝐧 𝐋𝐮𝐜𝐚, 𝐦𝐞𝐤𝐚𝐧𝐢𝐤, 𝐝𝐮𝐤𝐞 𝐯𝐚𝐳𝐡𝐝𝐮𝐚𝐫 𝐧𝐞̈ 𝐭𝐫𝐚𝐝𝐢𝐭𝐞̈𝐧 𝐩𝐫𝐨𝐟𝐞𝐬𝐢𝐨𝐧𝐚𝐥𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐟𝐚𝐦𝐢𝐥𝐣𝐞𝐬. 𝐊𝐥𝐨𝐝𝐢𝐚𝐧𝐢 𝐤𝐚 𝐤𝐫𝐢𝐣𝐮𝐚𝐫 𝐟𝐚𝐦𝐢𝐥𝐣𝐞𝐧 𝐞 𝐭𝐢𝐣 𝐦𝐞 𝐄𝐥𝐦𝐚 𝐙𝐞𝐧𝐞𝐥𝐢𝐧, 𝐞 𝐜𝐢𝐥𝐚 𝐩𝐮𝐧𝐨𝐧 𝐧𝐞̈ 𝐬𝐩𝐢𝐭𝐚𝐥𝐢𝐧 𝐞 𝐳𝐨𝐧𝐞̈𝐬 𝐤𝐮 𝐣𝐞𝐭𝐨𝐣𝐧𝐞̈. 𝐃𝐡𝐞 𝐩𝐚𝐬𝐭𝐚𝐣 𝐯𝐢𝐣𝐧𝐞̈ 𝐝𝐲 𝐧𝐢𝐩𝐞̈𝐫𝐢𝐭 𝐞 𝐦𝐛𝐞𝐬𝐚𝐭, 𝐚𝐭𝐚 𝐪𝐞̈ 𝐩𝐞̈𝐫𝐟𝐚𝐪𝐞̈𝐬𝐨𝐣𝐧𝐞̈ 𝐭𝐞̈ 𝐚𝐫𝐝𝐡𝐦𝐞𝐧 𝐞 𝐟𝐚𝐦𝐢𝐥𝐣𝐞𝐬. 𝐉𝐚𝐧𝐞̈ 𝐊𝐥𝐚𝐫𝐢𝐬𝐚, 𝐬𝐭𝐮𝐝𝐞𝐧𝐭𝐞 𝐞 𝐦𝐣𝐞𝐤𝐞̈𝐬𝐢𝐬𝐞̈ 𝐝𝐡𝐞 𝐄𝐤𝐥𝐢𝐬𝐢, 𝐪𝐞̈ 𝐬𝐭𝐮𝐝𝐢𝐨𝐧 𝐩𝐞̈𝐫 𝐢𝐧𝐱𝐡𝐢𝐧𝐢𝐞𝐫𝐢 𝐞𝐥𝐞𝐤𝐭𝐫𝐨𝐧𝐢𝐤𝐞.
𝐒𝐚 𝐛𝐮𝐤𝐮𝐫 𝐝𝐮𝐤𝐞𝐭 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐟𝐚𝐦𝐢𝐥𝐣𝐞, 𝐤𝐮𝐫 𝐞 𝐬𝐡𝐞𝐡 𝐭𝐞̈ 𝐥𝐢𝐝𝐡𝐮𝐫 𝐧𝐞̈𝐩𝐞̈𝐫 𝐛𝐫𝐞𝐳𝐚!
Një gjyshe që dikur drejtonte 400 punëtore në një fabrikë. Një gjysh mekanik i kantierit. Një djalë mekanik. Një bashkshorte që shërben në spital. Një mbesë që studion mjekësi.
Një nip që përgatitet për inxhinieri elektronike.
Është një pemë familjare, ku degët janë shpërndarë në kohë, por rrënjët kanë mbetur në Durrës.
𝐅𝐚𝐦𝐢𝐥𝐣𝐚 𝐏𝐞𝐩𝐚 𝐭𝐣𝐞𝐭𝐞̈𝐫 𝐡𝐢𝐬𝐭𝐨𝐫𝐢 𝐞 𝐪𝐲𝐭𝐞𝐭𝐢𝐭
Liria ishte edhe pjesë e një familjeje të njohur durrsake, familjes Pepa. Ishte motra e Hasan Pepës, 85-së vjeçarit, linotipistit të njohur të shtypshkronjës së Durrësit.
Hasani është nga ata njerëz të zanatit të vjetër të shtypshkronjës, kur fjala nuk dilte nga kompjuteri, por kalonte nëpër duart e mjeshtërve të linotipit.
Dhe pranë tij mbetet bashkëshortja Vera, duke krijuar së bashku një çift tërheqës e të njohur në atë mjedis pune.
𝐒𝐡𝐭𝐲𝐩𝐬𝐡𝐤𝐫𝐨𝐧𝐣𝐚, 𝐟𝐚𝐛𝐫𝐢𝐤𝐚 𝐞 𝐝𝐮𝐡𝐚𝐧𝐢𝐭, 𝐤𝐚𝐧𝐭𝐢𝐞𝐫𝐢 𝐝𝐞𝐭𝐚𝐫…
𝐉𝐚𝐧𝐞̈ 𝐞𝐦𝐫𝐚 𝐪𝐞̈ 𝐭𝐢𝐧𝐠𝐞̈𝐥𝐥𝐨𝐣𝐧𝐞̈ 𝐬𝐢 𝐩𝐣𝐞𝐬𝐞̈ 𝐞 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐡𝐢𝐬𝐭𝐨𝐫𝐢𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐥𝐚𝐫𝐠𝐞̈𝐭, 𝐩𝐨𝐫 𝐝𝐢𝐤𝐮𝐫 𝐢𝐬𝐡𝐢𝐧 𝐳𝐞𝐦𝐫𝐚 𝐞 𝐣𝐞𝐭𝐞̈𝐬 𝐬𝐞̈ 𝐩𝐮𝐧𝐞̈𝐬 𝐬𝐞̈ 𝐃𝐮𝐫𝐫𝐞̈𝐬𝐢𝐭. 𝐃𝐡𝐞 𝐧𝐞̈ 𝐤𝐞̈𝐭𝐞̈ 𝐡𝐢𝐬𝐭𝐨𝐫𝐢, 𝐢𝐬𝐡𝐭𝐞 𝐞𝐝𝐡𝐞 𝐋𝐢𝐫𝐢 𝐋𝐮𝐜𝐚. 𝐏𝐞𝐬𝐞̈ 𝐦𝐮𝐚𝐣 𝐦𝐞̈ 𝐩𝐚𝐫𝐞̈, 𝐟𝐚𝐦𝐢𝐥𝐣𝐚 𝐏𝐞𝐩𝐚 𝐤𝐢𝐬𝐡𝐭𝐞 𝐩𝐞̈𝐫𝐣𝐞𝐭𝐮𝐚𝐫 𝐭𝐣𝐞𝐭𝐞̈𝐫 𝐝𝐡𝐢𝐦𝐛𝐣𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐦𝐚𝐝𝐡𝐞, 𝐡𝐮𝐦𝐛𝐣𝐞𝐧 𝐞 𝐙𝐲𝐛𝐞𝐫 𝐏𝐞𝐩𝐞̈𝐬, 𝐯𝐞̈𝐥𝐥𝐚𝐢𝐭 𝐭𝐞̈ 𝐋𝐢𝐫𝐢𝐬𝐞̈.
Nga familja Pepa jetojnë tani Vera, Drita dhe Hasani.
Dhimbja e tyre, është edhe më e thellë. Humbja e një njeriu, nuk vjen kurrë vetëm. Ajo sjell pas vetes kujtime të tjera, emra të tjerë, fotografi të vjetra, zëra që nuk dëgjohen më dhe një boshllëk, që familja mëson ta mbajë me vete.
𝟐𝟏 𝐯𝐢𝐭𝐞 𝐥𝐚𝐫𝐠 𝐯𝐞𝐧𝐝𝐥𝐢𝐧𝐝𝐣𝐞𝐬
Kanë kaluar rreth 21 vite, kur Liria u largua nga Durrësi dhe mori rrugën e emigrimit. Emigracioni është fjalë e shkurtër, për një histori shumë të gjatë. Brenda saj ka mall. Ka sakrifica. Ka pritje. Ka telefona. Ka festa familjare të kaluara larg. Ka ditëlindje ku mungon dikush. Ka fotografi, që bëhen për t’ua dërguar atyre që janë në Shqipëri.
𝐊𝐚 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐩𝐲𝐞𝐭𝐣𝐞, 𝐪𝐞̈ 𝐞𝐦𝐢𝐠𝐫𝐚𝐧𝐭𝐢 𝐞 𝐦𝐛𝐚𝐧 𝐠𝐣𝐢𝐭𝐡𝐦𝐨𝐧𝐞̈ 𝐛𝐫𝐞𝐧𝐝𝐚 𝐯𝐞𝐭𝐞𝐬. 𝐊𝐮𝐫 𝐝𝐨 𝐭𝐞̈ 𝐤𝐭𝐡𝐞𝐡𝐞𝐦? 𝐍𝐝𝐨𝐬𝐡𝐭𝐚 𝐋𝐢𝐫𝐢𝐚, 𝐞 𝐤𝐢𝐬𝐡𝐭𝐞 𝐛𝐞̈𝐫𝐞̈ 𝐤𝐞̈𝐭𝐞̈ 𝐩𝐲𝐞𝐭𝐣𝐞 𝐬𝐡𝐮𝐦𝐞̈ 𝐡𝐞𝐫𝐞̈. 𝐈𝐭𝐚𝐥𝐢𝐚 𝐮 𝐛𝐞̈ 𝐯𝐞𝐧𝐝𝐢, 𝐤𝐮 𝐤𝐚𝐥𝐨𝐢 𝐯𝐢𝐭𝐞𝐭 𝐞 𝐟𝐮𝐧𝐝𝐢𝐭 𝐭𝐞̈ 𝐣𝐞𝐭𝐞̈𝐬. 𝐀𝐭𝐣𝐞 𝐣𝐞𝐭𝐨𝐢. 𝐀𝐭𝐣𝐞 𝐤𝐫𝐢𝐣𝐨𝐢 𝐭𝐣𝐞𝐭𝐞̈𝐫 𝐩𝐞̈𝐫𝐝𝐢𝐭𝐬𝐡𝐦𝐞̈𝐫𝐢. 𝐀𝐭𝐣𝐞 𝐮 𝐩𝐥𝐚𝐤. 𝐏𝐨𝐫 𝐞𝐦𝐢𝐠𝐫𝐚𝐧𝐭𝐢, 𝐧𝐮𝐤 𝐩𝐥𝐚𝐤𝐞𝐭 𝐯𝐞𝐭𝐞̈𝐦 𝐧𝐞̈ 𝐯𝐢𝐭𝐞. 𝐏𝐥𝐚𝐤𝐞𝐭 𝐞𝐝𝐡𝐞 𝐧𝐞̈ 𝐦𝐚𝐥𝐥. 𝐒𝐞𝐩𝐬𝐞 𝐜̧𝐝𝐨 𝐯𝐢𝐭 𝐥𝐚𝐫𝐠 𝐯𝐞𝐧𝐝𝐥𝐢𝐧𝐝𝐣𝐞𝐬, 𝐞̈𝐬𝐡𝐭𝐞̈ 𝐯𝐢𝐭 𝐢 𝐬𝐡𝐭𝐮𝐚𝐫 𝐧𝐞̈ 𝐤𝐮𝐣𝐭𝐞𝐬𝐞̈𝐧 𝐞 𝐪𝐲𝐭𝐞𝐭𝐢𝐭 𝐪𝐞̈ 𝐤𝐞 𝐥𝐞̈𝐧𝐞̈ 𝐩𝐚𝐬.
Durrësi për Lirinë, nuk ishte vetëm vendi ku kishte lindur e jetuar. Ishte edhe vendi ku kishte punuar. Ku kishte krijuar familjen. Ku kishte njohur njerëzit. Ku kishte ndërtuar emrin e saj.
Prandaj edhe pas 21 vitesh në Itali, rrënjët e saj mbetën këtu.
𝐎𝐝𝐞𝐫𝐳𝐨 𝐯𝐞𝐧𝐝𝐢 𝐢 𝐟𝐮𝐧𝐝𝐢𝐭
Në Oderzo, në Pordenone, Liria Luca mbylli sytë.
Ndoshta në ato çaste të fundit, siç ndodh shpesh me njerëzit që kanë jetuar gjatë larg, mendja kthehet aty ku ka nisur gjithçka. Një rrugë e Durrësit. Një shtëpi. Një zë i njohur. Një fytyrë familjare.
Një ditë pune. Një tavolinë.
Një kujtim i vjetër.
𝐉𝐞𝐭𝐚 𝐞̈𝐬𝐡𝐭𝐞̈ 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐯𝐚𝐫𝐠 𝐤𝐮𝐣𝐭𝐢𝐦𝐞𝐬𝐡. 𝐃𝐡𝐞 𝐤𝐮𝐫 𝐧𝐣𝐞𝐫𝐢𝐮 𝐧𝐝𝐚𝐡𝐞𝐭 𝐧𝐠𝐚 𝐤𝐣𝐨 𝐛𝐨𝐭𝐞̈, 𝐚𝐭𝐨 𝐛𝐞̈𝐡𝐞𝐧 𝐦𝐞̈ 𝐭𝐞̈ 𝐟𝐨𝐫𝐭𝐚 𝐬𝐞 𝐯𝐞𝐭𝐞̈ 𝐥𝐚𝐫𝐠𝐞̈𝐬𝐢𝐚. 𝐋𝐢𝐫𝐢𝐚, 𝐧𝐮𝐤 𝐝𝐨 𝐭𝐞̈ 𝐤𝐭𝐡𝐞𝐡𝐞𝐭 𝐦𝐞̈ 𝐭𝐞̈ 𝐞𝐜𝐞̈ 𝐧𝐞̈ 𝐫𝐫𝐮𝐠𝐞̈𝐭 𝐞 𝐃𝐮𝐫𝐫𝐞̈𝐬𝐢𝐭. 𝐍𝐮𝐤 𝐝𝐨 𝐭𝐞̈ 𝐡𝐲𝐣𝐞̈ 𝐦𝐞̈, 𝐧𝐞̈ 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐝𝐞𝐫𝐞̈ 𝐭𝐞̈ 𝐧𝐣𝐨𝐡𝐮𝐫. 𝐍𝐮𝐤 𝐝𝐨 𝐭𝐞̈ 𝐮𝐥𝐞𝐭 𝐦𝐞̈, 𝐧𝐞̈ 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐭𝐫𝐲𝐞𝐳𝐞̈ 𝐟𝐚𝐦𝐢𝐥𝐣𝐚𝐫𝐞. 𝐍𝐮𝐤 𝐝𝐨 𝐭𝐞̈ 𝐝𝐞̈𝐠𝐣𝐨𝐣𝐞̈ 𝐦𝐞̈, 𝐳𝐞̈𝐫𝐚𝐭 𝐞 𝐧𝐣𝐞𝐫𝐞̈𝐳𝐯𝐞 𝐪𝐞̈ 𝐞 𝐝𝐞𝐬𝐡𝐞̈𝐧 𝐬𝐡𝐮𝐦𝐞̈.
Por emri i saj, do të vazhdojë të jetojë në gojën e atyre që e njohën. Në kujtimet e punëtoreve të fabrikës. Në familjen Luca.
Në familjen Pepa. Në bashkëshortin Skënderin. Në djalin Klodian. Në Klarisën dhe Eklisin. Në njerëzit e Durrësit, që e mbajnë mend.
𝐕𝐚𝐫𝐫𝐢 𝐞̈𝐬𝐡𝐭𝐞̈ 𝐧𝐞̈ 𝐭𝐨𝐤𝐞̈ 𝐭𝐞̈ 𝐡𝐮𝐚𝐣, 𝐤𝐮𝐣𝐭𝐢𝐦𝐞𝐭 𝐦𝐛𝐞𝐭𝐞𝐧 𝐧𝐞̈ 𝐃𝐮𝐫𝐫𝐞̈𝐬
Ka dhimbje të veçantë, kur një durrsak varroset larg Durrësit. Sepse varri është në tokë të huaj, ndërsa zemra e familjes mbetet këtu. Por ndoshta, njeriu nuk prehet vetëm aty ku ndodhet varri. Prehet edhe aty ku kujtohet.
Dhe Liri Luca, do të ketë një varr në dheun italian, në Oderzo të Pordenones, por do të ketë edhe një tjetër vend prehjeje, kujtesën e Durrësit. Aty nuk ka kufij. Nuk ka shtete. Nuk ka pasaporta.
Nuk ka kilometra. Ka vetëm kujtime. Liria ishte një grua që punoi, drejtoi, organizoi, krijoi familje dhe jetoi edhe dhimbjen e emigrimit.
𝐀𝐣𝐨 𝐢 𝐩𝐞̈𝐫𝐤𝐞𝐭 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐛𝐫𝐞𝐳𝐢, 𝐪𝐞̈ 𝐞 𝐧𝐣𝐨𝐡𝐮 𝐦𝐢𝐫𝐞̈ 𝐯𝐥𝐞𝐫𝐞̈𝐧 𝐞 𝐩𝐮𝐧𝐞̈𝐬 𝐝𝐡𝐞 𝐩𝐞̈𝐫𝐠𝐣𝐞𝐠𝐣𝐞̈𝐬𝐢𝐧𝐞̈ 𝐧𝐝𝐚𝐣 𝐧𝐣𝐞𝐫𝐞̈𝐳𝐯𝐞. 𝐊𝐮𝐫 𝐢 𝐭𝐡𝐞𝐦𝐢 𝐥𝐚𝐦𝐭𝐮𝐦𝐢𝐫𝐞̈, 𝐧𝐝𝐨𝐬𝐡𝐭𝐚 𝐟𝐣𝐚𝐥𝐚 𝐦𝐞̈ 𝐞 𝐝𝐫𝐞𝐣𝐭𝐞̈ 𝐧𝐮𝐤 𝐞̈𝐬𝐡𝐭𝐞̈ 𝐯𝐞𝐭𝐞̈𝐦 𝐥𝐚𝐦𝐭𝐮𝐦𝐢𝐫𝐞̈.
𝐄̈𝐬𝐡𝐭𝐞̈ 𝐞𝐝𝐡𝐞…
𝐅𝐚𝐥𝐞𝐦𝐢𝐧𝐝𝐞𝐫𝐢𝐭, 𝐋𝐢𝐫𝐢!
𝐅𝐚𝐥𝐞𝐦𝐢𝐧𝐝𝐞𝐫𝐢𝐭 𝐩𝐞̈𝐫 𝐩𝐮𝐧𝐞̈𝐧 𝐪𝐞̈ 𝐛𝐞̈𝐫𝐞!
𝐏𝐞̈𝐫 𝐧𝐣𝐞𝐫𝐞̈𝐳𝐢𝐭 𝐪𝐞̈ 𝐧𝐝𝐢𝐡𝐦𝐨𝐯𝐞.
𝐏𝐞̈𝐫 𝐟𝐚𝐦𝐢𝐥𝐣𝐞𝐧 𝐪𝐞̈ 𝐤𝐫𝐢𝐣𝐨𝐯𝐞.
𝐏𝐞̈𝐫 𝐠𝐣𝐮𝐫𝐦𝐞̈𝐧 𝐪𝐞̈ 𝐥𝐞 𝐩𝐚𝐬.
𝐃𝐡𝐞 𝐦𝐛𝐢 𝐭𝐞̈ 𝐠𝐣𝐢𝐭𝐡𝐚, 𝐟𝐚𝐥𝐞𝐦𝐢𝐧𝐝𝐞𝐫𝐢𝐭, 𝐬𝐞𝐩𝐬𝐞 𝐞𝐝𝐡𝐞 𝐩𝐬𝐞 𝐣𝐞𝐭𝐚 𝐭𝐞̈ 𝐜̧𝐨𝐢 𝐥𝐚𝐫𝐠, 𝐞𝐦𝐫𝐢𝐧 𝐞 𝐃𝐮𝐫𝐫𝐞̈𝐬𝐢𝐭 𝐞 𝐦𝐛𝐚𝐣𝐭𝐞 𝐦𝐞 𝐯𝐞𝐭𝐞.
Prehu në paqe, Liri Luca!
Toka italiane të mbajtë të lehtë. Ndërsa Durrësi yt i dashur, qyteti që të pa të rriteshe, të punoje, të dashuroje dhe të krijoje familje, do të të mbajë në kujtesë.
𝐕𝐚𝐫𝐫𝐢 𝐦𝐮𝐧𝐝 𝐭𝐞̈ 𝐣𝐞𝐭𝐞̈ 𝐧𝐞̈ 𝐝𝐡𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐡𝐮𝐚𝐣, 𝐩𝐨𝐫 𝐤𝐮𝐣𝐭𝐢𝐦𝐞𝐭 𝐣𝐚𝐧𝐞̈ 𝐠𝐣𝐢𝐭𝐡𝐦𝐨𝐧𝐞̈ 𝐧𝐞̈ 𝐯𝐞𝐧𝐝𝐥𝐢𝐧𝐝𝐣𝐞. 𝐃𝐡𝐞 𝐃𝐮𝐫𝐫𝐞̈𝐬𝐢 𝐧𝐮𝐤 𝐢 𝐡𝐚𝐫𝐫𝐨𝐧 𝐧𝐣𝐞𝐫𝐞̈𝐳𝐢𝐭 𝐞 𝐯𝐞𝐭.
𝐁𝐮𝐣𝐚𝐫 𝐐𝐞𝐬𝐣𝐚
Durrës: 15 shtator 2026





