Nga 15 deri më 25 shtator artistë, regjisorë dhe trupa teatrore nga Shqipëria, Turqia, Kosova, Maqedonia e Veriut, Bullgaria dhe Rumania mblidhen në Durrës në edicionin e parë të Dyrrachium International Theater Festival.

6 trupa teatrore do të vënë në skenën e improvizuar në Amfiteatrin artik të qytetit dhe Muzeun Etnografik pjesë teatrore të zhanreve të ndryshme për publikun durrsak, që këtë herë do të ketë mundësi të ndjekë live dhe me titra në shqip interpretimet në gjuhë të huaj.

“Në atmosferën unike të Amfiteatrit Romak dhe Muzeut Etnografik, publiku do të përjetojë çdo mbrëmje histori, personazhe dhe emocione të veçanta që vetëm teatri di të përcjellë”,- tha ndër të tjera gjatë fjalës së saj drejtoresha e Qendrës kulturore Durrës, Alketa Tragaj.

Siparin e shfaqjeve e hap pjesa teatrore “Të verbërit” e regjisorit Qëndrim Rijani, e sjellë në Durrës nga trupa e Teatrit Turk në Shkup, që ka një eksperiencë më shumë se 70-vjeçare në skenë. Interpretimi në ambiente të hapura përherë mbart me vete problematika teknike, që lidhen jo vetëm me kushtet atmosferike, tha regjisori i shfaqjes.

Mbrëmjen e kësaj të marte, Dyrrachium International Theater Festival nis me shfaqjen e parë në amfiteatër, në orën 20.00.  

M.B.