Një sasi lëndë plasëse ka shpërthyer rreth orës 01:00 të natës në oborrin e një banese të pabanuar, në fshatin Ardhishtë të Shijakut.

Nga informacionet paraprake policore, mësohet se banesa është në pronësi të shtetasit S. G., ku nga shpërthimi është dëmtuar porta e oborrit të banesës.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve.