Deputeti i Partisë Demokratike në Durrës, Igli Cara, ka uruar nisjen e vitit të ri shkollor, ndërsa ka ndalur te problematikat e arsimit në qytet, duke veçuar situatën e shkollës “Gjergj Kastrioti”.

Cara deklaroi se prej shtatë vitesh gjimnazi është jashtë funksionit dhe nxënësit e saj zhvillojnë mësimin në një tjetër institucion, në turnin e dytë.

“Është e papranueshme, e patolerueshme dhe e pajustifikueshme që në shtatë vjet nuk është përgatitur akoma shkolla”, u shpreh Cara, duke kërkuar zgjidhje nga drejtuesit vendorë dhe duke ia drejtuar veçanërisht kryetares së bashkisë Durrës.

Sipas deputetit demokrat, “Gjergj Kastrioti” është një shkollë me traditë dhe ndër më të vjetrat në qytet, ndaj situata e saj është veçanërisht shqetësuese.

Cara u shpreh se shpreson që ky të jetë viti i fundit që nxënësit e saj detyrohen të zhvillojnë mësimin në turnin e dytë, ndërsa kërkoi që shkollat e qarkut të jenë të sistemuara dhe të pajisura me kushtet e nevojshme për nxënësit.

Postimi i plotë:

Urime të përzemërta në këtë fillimvit mësimor çdo nxënësi, mësuesi dhe prindi!

Një rikthim në këtë rrugëtim drejt dijes, që është sa emocionues, aq edhe shënjues!

Urime të gjjthëve