Shoqëria Rajonale e Ujësjellës-Kanalizimeve Durrës njofton qytetarët se ditën e martë pritet të ketë problematikat lidhur me furnizimin me ujë për shkak të dy ndërhyrjeve që ndërmarrja ka planifikuar të realizojë.

Ndërhyrjet konsistojnë në riparimin e dy defekteve në tubacionin Ø700 mm, në zonën e Tarinës dhe Xhafzotajt si dhe pastrimin e linjës ajrore 20 kV në stacionin Fushë Milot.

Sipas UKD–së, “këto ndërhyrje ishin planifikuar të realizoheshin pas përfundimit të sezonit turistik, për të shmangur ndikimin në furnizimin me ujë gjatë periudhës së fluksit të lartë”,- prandaj ndërmarrja kërkon mirëkuptimin e qytetarëve për problemet e përkohshme që mund të krijohen gjatë ditës së nesërme.

NJOFTIM I RËNDËSISHËM I SHRUKD:

SHRUKD njofton qytetarët se gjatë ditës së nesërme do të ketë probleme të përkohshme në furnizimin me ujë në të gjithë zonën e mbulimit, përfshirë fshatrat e Bashkisë Durrës dhe qytetin e Durrësit.

Gjatë orarit 08:00–16:00, SHRUKD do të kryejë ndërhyrje për riparimin e dy defekteve në tubacionin Ø700 mm, në zonën e Tarinës dhe Xhafzotajt.

Paralelisht, do të kryhet edhe pastrimi i linjës ajrore 20 kV në stacionin Fushë Milot, si pjesë e ndërhyrjeve të planifikuara për mirëmbajtjen e sistemit.

Këto ndërhyrje ishin planifikuar të realizoheshin pas përfundimit të sezonit turistik, për të shmangur ndikimin në furnizimin me ujë gjatë periudhës së fluksit të lartë. Me rënien e fluksit, tashmë është bërë e mundur kryerja e tyre.

SHRUKD kërkon mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e qytetarëve për këtë situatë të përkohshme dhe siguron se ekipet do të punojnë për përfundimin e ndërhyrjeve brenda afatit të parashikuar.