Një 67-vjeçar është plagosur me mjet prerës (drapër) mbrëmjen e djeshme në fshatin Suk të Roskovecit, ndërsa autori i dyshuar është arrestuar në flagrancë nga Policia.

Në pranga ka rënë shtetasi Bledar Bakaj, 52 vjeç, i cili akuzohet për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e Gjykatës”.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:30, në banesën e shtetasit Enver Gremaj, 67 vjeç. Sipas Policisë, 52-vjeçari dyshohet se është konfliktuar për motive të dobëta me 67-vjeçarin dhe më pas e ka goditur atë me një drapër në këmbë. Sipas hetimeve paraprake, Bledar Bakaj kishte shkelur edhe urdhrin e mbrojtjes të vendosur nga Gjykata në favor të ish-bashkëjetueses së tij, vajzës së 67-vjeçarit. Ai kishte shkuar në banesën e familjes së saj, ku më pas ka ndodhur edhe konflikti.

NJOFTIMI I POLICISE

Roskovec/ Plagosi me mjet prerës (drapër), një 67-vjeçar, arrestohet në flagrancë autori i dyshuar. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan shtetasin B. B., 52 vjeç, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e Gjykatës”.

Mbrëmjen e djeshme, rreth orës 22:30, në fshatin Suk, Roskovec, shtetasi B. B., 52 vjeç, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta me shtetasin E. G., 67 vjeç, në banesën e tij, e ka goditur atë me mjet prerës (drapër), në këmbë.

Shtetasi B. B. ka thyer urdhrin e mbrojtjes që i ka caktuar Gjykata, ish-bashkëjetueses së tij (vajza e 67-vjeçarit), duke shkuar në banesën e tyre, ku më pas ka ndodhur konflikti. Autori i dyshuar i plagosjes, shtetasi B. B., u kap pas 30 minutash, afër banesës së tij, në fshatin Mbërsh, Roskovec. Shtetasi E. G. po merr ndihmë mjekësore në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.