Një telefonatë anonime ka alarmuar Policinë e Tiranës lidhur me pretendimin se në shkollën “Edith Durham” ishte vendosur një bombë.
Menjëherë pas telefonatës, forcat e policisë janë angazhuar për verifikimin e informacionit. Pas kontrolleve në ambientet e shkollës, nuk është konstatuar asnjë lëndë plasëse, duke rezultuar se telefonata ishte e rreme.
Pas hetimeve, Policia e Tiranës ka identifikuar autorin e telefonatës. Ai është arrestuar nga Policia, në bashkëpunim me shërbimet e Antiterrorit.
Siç mësohet, ai rezulton të jetë shoqëruar edhe më herët nga Policia, në lidhje me akte dhe thirrje për dhunë gjatë protestave.





