Një trafikant droge me origjinë shqiptare i ka shpëtuar burgut pasi një gjyqtar mori në konsideratë depresionin dhe dhimbjet kronike të partneres së tij, si dhe mbipopullimin në burgjet e Britanisë. Urim Morina, 27 vjeç, hyri në Mbretërinë e Bashkuar 10 vjet më parë me një identitet të rremë. Ai u deklarua fajtor për furnizimin me kokainë përmes një bande që vepronte në kufijtë e qarkut midis shtatorit 2024 dhe marsit 2026 dhe për posedimin e një dokumenti me emër të rremë.

Mediat britanike shkruajnë se ai do të merrte dy dënime të ndara me burg në total prej dy vjetësh e katër muajsh, por dënimi do të pezullohej për tre vjet nga gjyqtari James Bromige në Gjykatën e Kurorës në Winchester, duke cituar udhëzimet e reja të qeverisë për të parandaluar një krizë mbipopullimi në burgje.

Udhëzimet e reja u lejojnë gjyqtarëve tani të pezullojnë dënimet deri në tre vjet, nga dy që ishin më parë. Vendimi për ta kursyer të riun shqiptar nga burgu u ndikua nga fakti që kjo do të ndikonte negativisht në partneren e tij, e cila vuan nga depresioni dhe fibromialgjia, një gjendje kronike e dhimbjes dhe lodhjes. Gjykata dëgjoi se trafikanti i drogës gatuante dhe pastronte për familjen e tij dhe e çonte gruan e tij në vizita mjekësore