Policia Bashkiake e Durrësit përcjell urimet më të mira për të gjithë nxënësit, mësuesit dhe prindërit, duke ju uruar një vit shkollor të mbarë, të suksesshëm dhe plot rezultate të mira, teksa ka dhe një apel për respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor.

“Me nisjen e procesit mësimor, shërbimet e Policisë Bashkiake, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, janë të pranishme pranë shkollave të qytetit, me qëllim menaxhimin dhe normalizimin e trafikut, orientimin e nxënësve dhe qytetarëve në vendkalimet e këmbësorëve, si dhe garantimin e sigurisë pranë institucioneve arsimore.

🙏 Ju lutemi të tregoni kujdes dhe të respektoni rregullat e qarkullimit rrugor:

📌 Mos parkoni automjetet pranë vendkalimeve të këmbësorëve.

📌 Jepuni përparësi nxënësve dhe prindërve që shoqërojnë fëmijët.

📌 Tregoni kujdes të shtuar dhe ulni shpejtësinë në zonat pranë shkollave.

⚠️ Shërbimet e Policisë Bashkiake do të vijojnë kontrollet dhe do të marrin masa administrative ndaj çdo shkeljeje të rregullave të qarkullimit rrugor, veçanërisht në zonat pranë shkollave.

👮‍♂️👮‍♀️ Siguria e fëmijëve është përgjegjësi e të gjithëve!“, thuhet në njoftimin e Policisë Bashkiake.